Kombëtarja e Anglisë ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në udhëtim te kampionia e botës, Spanja. ‘Tre Luanët’ triumfuan me rezultat 2-3 në një sfidë që ishte tejet e zjarrtë që nga fillimi.
Anglia u tregua shumë më e rrezikshme që në fillim, duke krijuar disa raste shënimi, megjithatë iu mungua finalizimi.
Ishte Harry Kane ai që zhbllokoi epërsinë me një goditje të saktë nga pika e bardhë (45’).
Më pas, Ezri Konsa dyfishoi avantazhin duke shënuar me kokë pas harkimit të Declan Rice (53’).
Golin e tretë e realizoi Ben White, falë asistimit të Jude Bellingham (58’).
Kur dukej se Anglia do ta dominonte ndeshjen, mesfushori Elliot Anderson mori karton të kuq, duke e lënë skuadrën angleze në vështirësi.
Pas këtij momenti, loja ndryshoi krejtësisht.
Spanja mori kontrollin e ndeshjes dhe shënoi nga penalltia me Mikel Oyarzabal (65’).
Dymbëdhjetë minuta më vonë, Nico Williams realizoi golin e dytë pas asistimit të Lamine Yamal (75’).




