temp image 328 temp image 328 scaled

Jennifer Lopez Zbulon Sekretin e Shëndetit të Saj me Biskota Pas Stërvitjes

- Advertisement -

Jennifer Lopez ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim në Instagram.

Këngëtarja 57-vjeçare ka ndarë disa fotografi pas stërvitjes, ku shfaqet e veshur me një bodysuit ngjyrë kafe dhe dekolte të hapur.

Përveçse ka theksuar linjat e saj trupore, ajo ka zbuluar se si e shpërblen veten pas ushtrimeve fizike: me biskota dhe qumësht. “Stërvitu dhe ha biskota.

Ekuilibër”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

Postimi i saj është shoqëruar me komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar pamjen e saj.

Mesazhe si “Grua e mrekullueshme”, “Përsosmëri” dhe “Je frymëzimi im më i madh” janë disa nga komentet që kanë lënë fansat e saj.

Në fillim të kësaj jave, Lopez prezantoi edhe projektin e saj më të ri, filmin koncertor “The JLO Show: Live in Las Vegas”, që sjell momentet më të veçanta nga performancat e saj këtë vit në Las Vegas.

Premiera e filmit është paralajmëruar për 26 nëntor, në Ditën e Falënderimeve, në televizionin amerikan CBS dhe platformën e transmetimit Paramount+. “Përmes këtij spektakli dua të tregoj një histori të shkurtër dhe t’u bëj homazh të gjithë artistëve të argëtimit që kanë qëndruar në këtë skenë para meje”, është shprehur Lopez në prezantimin e projektit.

Në prag të premierës, këngëtarja u ka bërë thirrje fansave që të mos ndalojnë së kërcyeri, pavarësisht sfidave që mund të sjellë jeta.

Serinë e saj të fundit të koncerteve në Las Vegas, Lopez e mbajti në muajin mars.

Sipas burimeve të cituara, përgatitjet për këto performanca ishin tejet intensive.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -