Shqip Up Comedy po sjell një edicion surprizë në Berlin, vetëm disa ditë para spektaklit të pritshëm në Frankfurt.
Festivali i humorit do të zbarkojë në kryeqytetin gjerman më 3 dhjetor, duke ofruar një mbrëmje të veçantë me performanca stand-up nga artistët shqiptarë.
Në këtë edicion, do të ngjiten në skenë Ridvani, Drilona, Ernesti, Avnia dhe Medauri, të cilët do të argëtojnë publikun me humorin dhe performancat e tyre.
Ngjarja do të mbahet në lokalin “Barnoa”, që ndodhet në adresën Mariendorfer Damm 88-90, 12109 Berlin, duke filluar nga ora 20:00.
Pjesëmarrja është e lejuar për ata mbi 16 vjeç.
Ky edicion organizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, dhe të interesuarit duhet ta konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 1 dhjetor, përmes adresës elektronike protocol.embassy.de@rks-gov.net.
Pas ndalesës në Berlin më 3 dhjetor, Shqip Up Comedy do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Gjermani me spektaklin e planifikuar në Frankfurt më 5 dhjetor.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




