Arlinda ka shprehur sërish pëlqimin e saj ndaj Norës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”.
Edhe pse Arlinda ka qenë e hapur për ndjenjat e saj, Nora nuk ka treguar të njëjtat emocione, duke i bërë të qartë se dëshiron ta ketë vetëm shoqe.
Në lidhje me këtë situatë, Arlinda ka biseduar me Zojën, duke i shpjeguar se nuk kishte nevojë që Nora ta bënte të qartë mungesën e interesimit, pasi ajo vetë e kupton kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella. “Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka.
Unë jam njeri që marr vesh.
S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar.
Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’,” u shpreh Arlinda.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




