temp image 169 temp image 169 scaled

Tensioni mes Ori Nebiaj dhe Arbana Osmani: A është gjithçka vetëm një maskë?

- Advertisement -

Marrëdhënia mes moderatoreve Ori Nebiaj dhe Arbana Osmani ka rikthyer vëmendjen pas një deklarate direkte në emisionin “Goca dhe Gra”.

Gjatë një bisede me Jonida Maliqin, Ori u pyet për personazhet publikë që, sipas saj, shfaqen ndryshe në ekran nga mënyra se si sillen në jetën e përditshme.

Në mesin e emrave, ajo përmendi edhe Arbanën, duke shprehur se ishte zhgënjyer prej saj. “Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, tha moderatorja.

Pas kësaj deklarate, Arbana publikoi në Instagram një mesazh që tërhoqi vëmendjen: “Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”.

Edhe pse nuk përmendi emra, koha e publikimit bëri që ndjekësit ta interpretonin shprehjen si një përgjigje të mundshme ndaj deklaratës së Nebiajt.

Kjo nuk është hera e parë që Ori flet publikisht për raportin me ish-kolegen e saj.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -