Vështirësitë që po kalon Neda Balluku për të takuar tre djemtë e saj pas ndarjes nga Ogren Balluku janë bërë publike në emisionin “Goca & Gra”.
Avokatja e saj, Greta Çela, ka ngritur shqetësime të forta për moszbatimin e një vendimi gjykate.
Përmes një letre drejtuar emisionit, avokatja thekson se, pavarësisht vendimit që garanton takimet e nënës me fëmijët, ky vendim nuk po zbatohet, duke e lënë Nedën në një situatë të vështirë. Çela ka kritikuar gjithashtu Shërbimin Përmbarimor, duke pretenduar se përmbaruesja e caktuar për këtë rast ka vazhduar të trajtojë dosjen pas përjashtimit të saj zyrtar.
Sipas avokates, për këtë rast është bërë kallëzim penal për shpërdorim detyre, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka nisur një procedim disiplinor.
Ajo thekson se shqetësimi kryesor mbetet mirëqenia e tre fëmijëve dhe nevoja që ata të mos përfshihen në konfliktet mes prindërve.
Gjatë emisionit, u lexua gjithashtu një mesazh i vetë Nedës, dërguar moderatores Ori Nebijaj, ku ajo shprehu dhimbjen për situatën e saj dhe kërkoi mbështetje.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




