Debati i ashpër mes aktorit Akil Varfi dhe këngëtarit Sharr Braina në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka shkaktuar reagime të shumta, edhe jashtë spektaklit.
Këtë herë, familjarët e Sharr Brainës kanë vendosur të reagojnë.
Përplasja mes dy banorëve u intensifikua me ofendime të rënda nga ana e Akilit, i cili gjatë debatit e vuri në pikëpyetje burrërinë e Sharrit, duke e akuzuar se ishte i paburrë dhe se kishte frikë nga ato që pretendonte se dinte për të jashtë shtëpisë.
Aktori vazhdoi me fjalë të tjera fyese, përdorur një gjuhë të ashpër ndaj këngëtarit, dhe situata për pak sa nuk kaloi në përballje fizike.
Pas këtyre momenteve, familjarët e Brainës zgjodhën të reagojnë publikisht përmes një postimi në Instagram, ku shpërndanë pamje nga përplasja mes dy banorëve.
Ata përcollën edhe një mesazh mbështetës për Sharrin, duke theksuar se karakteri dhe dinjiteti i një burri nuk përcaktohen nga mënyra se si ngre zërin apo nga fjalët fyese që përdor. “Burrëria nuk matet me tonin e zërit e as me fjalorin e ndyrë, por me karakterin, respektin dhe dinjitetin që ka Sharri”, thuhet në reagimin e tyre.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




