Nga e hëna, shumë veteranë të UÇK-së do të drejtohen në një objekt në Prizren për të aplikuar për transport urban pa pagesë.
Kjo mundësi vjen si rezultat i marrëveshjes së arritur mes degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Komunës së Prizrenit.
Pritet që mbi 2 mijë veteranë dhe familjarët e tyre do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. “Pasi që në Prizren është funksionale trafiku urban dhe në këtë drejtim ne kemi arritur një marrëveshje që të gjithë familjarët, jo veç veteranët apo familjarët e dëshmorëve apo invalidëve, domethënë edhe familjarët e tyre kanë të drejtë domethënë të lëvizin falas me kartela të cilat do të pajisen në ditët në vijim, duke e ditur që prej të hënës ne fillojmë edhe me aplikimin, domethënë të gjithë veteranët duhet të lajmërohen në zyrat tona dhe ne e bëjmë listën dhe e dërgojmë në Kuvendin Komunal,” thotë Isa Berisha nga OVL-UÇK.
Për të përfituar nga kjo mundësi, veteranët duhet të paraqiten në zyrat e OVL-UÇK-së në Prizren. “Prej të hënës të gjithë veteranët duhet të vijnë në zyrat tona të OVL-UÇK-së, duhet të ketë kartelën me afat dhe të sjellë certifikatën e gjendjes familjare, duke e ditur që gjendet një certifikatën e gjendjes familjare jam edhe familjar i ngushtë, kështu që përmes këtyre të dy dokumenteve vijnë tek ne në zyrat tona dhe ne e bëjmë aplikimin dhe mandej pajisen me kartelën,” shprehet Berisha.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




