Enis Rexhepi po vazhdon të tregojë shkëlqim në futbollin gjerman.
Këtë herë, ai ishte protagonist me dy gola në ndeshjen e Stuttgartit U19 përballë Unterhachingut.
Sulmuesi shqiptar realizoi dy herë në këtë përballje, e cila përfundoi me rezultat 3-3, duke dëshmuar edhe një herë potencialin dhe nuhatjen e tij për të shënuar para portës kundërshtare.
Paraqitjet e tij të mira në Gjermani kanë tërhequr vëmendjen edhe në nivelin e përfaqësueses.
Rexhepi ka marrë ftesë për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës.
Talenti i Stuttgartit U19 është përfshirë në listën e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit nëntor, përballë Izraelit dhe Irlandës, duke pasur mundësinë të bëjë hapin e parë në rrugëtimin e tij me fanellën e Kosovës.




