temp image 540 temp image 540 scaled

Zelensky Shpreh Shqetësime mbi Propozimin Amerikan për Sigurinë në Evropë

- Advertisement -

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësim në lidhje me një propozim amerikan për të diskutuar krijimin e një infrastrukture të re të sigurisë në Evropë, e cila do të përfshinte edhe Rusinë.

Zelensky theksoi se një ide e tillë mund të paraqesë rrezik për Ukrainën, por edhe për Bashkimin Evropian. “Për mua, kjo nuk është çështje e thjeshtë dhe mund të jetë e rrezikshme për ne.

Prandaj, ua kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim të gjithë partnerëve tanë”, deklaroi ai.

Sipas presidentit ukrainas, prioriteti duhet të jetë përfundimi i luftës, e jo nisja e diskutimeve për një arkitekturë të re të sigurisë në Evropë. “Unë mendoj se fillimisht duhet të diskutojmë se si t’i japim fund kësaj lufte.

Ata duan t’ia nisin me një infrastrukturë të re të sigurisë në Evropë”, tha Zelensky.

Ai paralajmëroi se një qasje e tillë mund të ketë pasoja më të mëdha për BE-në sesa për Ukrainën, duke theksuar se vendi i tij nuk është anëtar i këtij unioni.

- Advertisement -