Presidenti i Paraguait, Santiago Pena, është shkarkuar nga detyra dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak pas kolapsit të bankës digjitale Ueno, i cili shkaktoi një krizë të thellë financiare dhe politike në vend.
Senati i Paraguait miratoi shkarkimin e tij me 44 vota pro nga 45 senatorë të pranishëm.
Peña u shpall përgjegjës për keqmenaxhim të detyrës, ndërsa pas shkarkimit, prokuroria urdhëroi arrestimin e tij nën dyshimet për shkelje të besimit, trafikim të ndikimit dhe keqpërdorim të fondeve.
Sipas akuzave të ligjvënësve, Pena kishte konflikt interesi për shkak të lidhjeve të mëparshme afariste me kompaninë që zotëronte bankën Ueno.
Ai dyshohet gjithashtu se ka ndikuar në drejtimin e fondeve publike drejt bankës dhe ka lejuar trajtim të privilegjuar nga autoritetet rregullatore.
Pena e ka mohuar këto akuzat.
Ai kishte ofruar dorëheqjen një ditë përpara shkarkimit, por ligjvënësit vendosën të vazhdonin procedurën e shkarkimit për t’i hequr imunitetin që do të gëzonte si ish-president.
Krizë financiare shpërtheu pas falimentimit të bankës digjitale Ueno, e cila kishte rreth tre milionë klientë, që përfaqësonte afërsisht 60 për qind të popullsisë së rritur të Paraguait.
Pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore dhe ngrirjes së llogarive, miliona qytetarë mbetën përkohësisht pa qasje në kursimet e tyre dhe në pagesat e pensioneve.
Kjo situatë nxiti protesta të shumta, veçanërisht në kryeqytetin Asuncion.
Pas shkarkimit të Penas, zëvendëspresidenti Pedro Alliana bëri betimin si president i ri i vendit dhe do ta ushtrojë këtë detyrë deri në vitin 2028.
Ai premtoi se qytetarët e prekur nga kriza financiare do të kompensohen plotësisht.




