temp image 158 temp image 158

Diskutimet mbi raportin e Behares dhe Fuegos në Big Brother VIP Kosova 5

- Advertisement -

Afërsia e Behares me Fuegon në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka ngjallur debate mes banorëve, duke e vënë në qendër të vëmendjes statusin e saj martesor.

Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë ndarë mendimet e tyre rreth kësaj lidhjeje, duke komentuar gjithashtu sjelljen e Behares ndaj Fuegos.

Nora theksoi se nuk do të lejonte një afërsi të tillë nëse do të ishte e martuar. “Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj,” shprehu ajo.

Ndërsa Kledja kishte një pikëpamje më pozitive, duke e cilësuar marrëdhënien si normale, të paktën nga ana e Fuegos. “Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal,” deklaroi Kledja.

Në anën tjetër, Shqiponja ishte më kritike ndaj Behares, duke e kritikuar për sjelljen e saj në raport me Fuegon, pavarësisht se është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. “Po e shfrytëzon qat kartën: unë jam nanë, bashkëshorte, jam e martume, a knena me Fuegon po i harron ato sene krejt… Tani mos thuj jam gru e martume, kur je e martume duhet mu sill qashtu,” u shpreh Shqiponja.

Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

- Advertisement -