temp image 159 temp image 159

Diskutimet për raportin e Behares dhe Fuegos në Big Brother VIP Kosova 5

- Advertisement -

Afërsia e Behares me Fuegon në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka shkaktuar debate mes banorëve, duke e vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin e saj martesor.

Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë ndarë mendimet e tyre në lidhje me marrëdhënien e dyshes, duke komentuar gjithashtu sjelljen e Behares ndaj Fuegos.

Nora u shpreh se nuk do të qëndronte kaq afër me një person tjetër nëse do të ishte e martuar. “Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj,” tha ajo.

Nga ana tjetër, Kledja kishte një pikëpamje më të ndryshme, duke e konsideruar si një marrëdhënie normale, të paktën nga ana e Fuegos. “Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal,” deklaroi Kledja.

Shqiponja, përkundrazi, ishte më e drejtpërdrejtë në komentet e saj, duke e kritikuar Beharen për mënyrën se si, sipas saj, po sillet në raport me Fuegon, pavarësisht se është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. “Po e shfrytëzon qat kartën: unë jam nanë, bashkëshorte, jam e martume, a knena me Fuegon po i harron ato sene krejt… Tani mos thuj jam gru e martume, kur je e martume duhet mu sill qashtu,” u shpreh Shqiponja.

Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

- Advertisement -