Ngjarja e mbrëmshme në Prime-in e BBVK5, ku Jona pati një përballje me dy vajza të tjera jashtë shtëpisë, vazhdon të jetë temë diskutimi mes banorëve.
Valdeti dhe Shqiponja diskutuan rreth mënyrës se si situata e krijuar mund të jetë parë jashtë shtëpisë, duke komentuar edhe reagimet që Valdeti kishte ndaj Jonës, meqë gruaja e tij ishte e përfshirë në këtë situatë. “…Kur u ule aty te Jona, nuk bëre mirë, sepse Valdrina ka mundur të ndihet keq…”, i tha Shqiponja Valdetit.
Ndërkohë, Jona u shpjegoi banorëve se çfarë ndodhi gjatë Prime-it të mbrëmshëm dhe si përfundoi diskutimi me dy vajzat e tjera jashtë shtëpisë më të famshme në vend, të cilat e akuzuan për bullizëm.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv




