temp image 154 temp image 154

15 Vjet Pa Diana Kastratin: Një Histori Dhimbjeje dhe Nënës së Saj

- Advertisement -

Kanë kaluar 15 vjet, gjashtë muaj e 12 ditë nga vrasja e Diana Kastratit.

Nëna e saj, Makfire Kastrati, ka ndarë një mesazh prekës në Facebook, ku kujton të bijën dhe shpreh dhimbjen për humbjen e saj.

Në postimin e saj, ajo ka theksuar edhe njëherë mosveprimin e institucioneve për ta mbrojtur Dianën, e cila, rreth një muaj para se të vritej, kishte kërkuar një urdhër mbrojtjeje emergjente nga gjykata. “15 vjet e 6 muaj e 12 ditë pa vajzën time Diana. 15 vjet nuk u bë e mundur ta ndalonte shteti vrasësin, të cilit Diana i kërkoi urdhër mbrojtjeje, por ai as që veproi për ta mbrojtur dhe e neglizhoi,” ka shkruar ajo. “Emri yt nuk harrohet kurrë, zemra e nënës, Diana, deri sa të më mbulojë dheu,” ka përfunduar ajo.

Rasti i vrasjes së Diana Kastratit ka marrë një zhvillim të ri në drejtësi.

Pas 15 vjetësh nga krimi dhe tri vjetësh nga ngritja e aktakuzës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gjykimi ndaj Adnan Jasharit të zhvillohet në mungesë, pasi institucionet nuk kanë arritur ta sigurojnë praninë e tij.

Jashari dyshohet se në maj të vitit 2011, në Prishtinë, e kishte vrarë me armë zjarri ish-partneren e tij, Dianën.

Sipas aktakuzës, ai e kishte qëlluar dy herë, duke e goditur në qafë.

Diana ishte vrarë më 18 maj 2011, vetëm 22 ditë pas kërkesës për mbrojtje emergjente nga Gjykata Komunale në Prishtinë, pas kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës.

Kërkesa e saj nuk ishte trajtuar brenda afatit ligjor prej 24 orësh.

Në shkurt të vitit 2013, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkelje të së drejtës për jetë të Diana Kastratit, si pasojë e mosveprimit të gjykatës.

Ndërsa, në shkurt të vitit 2023, Gjykata e Apelit kishte vendosur që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria t’u paguanin prindërve të saj 30 mijë euro dëmshpërblim.

Seanca fillestare ndaj Adnan Jasharit pritet të mbahet gjatë këtij muaji, ndërsa gjykata i ka bërë thirrje të dorëzohet dhe të paraqitet para saj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -