temp image 445 temp image 445

Punime për Stabilizimin e Rrëshqitjes së Dheut dhe Ndërtimin e Trotuarit në Brestovc

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka filluar realizimin e punimeve për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut dhe ndërtimin e trotuarit për këmbësorë në urën e fshatit Brestovc, në komunën e Rahovecit, pjesë e segmentit rrugor R204, Krushë e Madhe–Rahovec.

Vlera e këtij investimi arrin në 153 mijë euro, ndërsa afati i paraparë për përfundimin e punimeve është 60 ditë kalendarike.

Projekti ka për qëllim të sanojë rrëshqitjen e dheut, të eliminojë rrezikun për përdoruesit e rrugës, si dhe të rrisë sigurinë në komunikacion.

Po ashtu, ndërtimi i trotuarit do të krijojë kushte më të sigurta për lëvizjen e këmbësorëve dhe do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të zonës dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Përmes këtij investimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët që përdorin këtë segment rrugor.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -