Real Madridi ka arritur një tjetër fitore të vonshme, këtë herë në udhëtim te AEK Athens.
Edhe pse dy herë në disavantazh, skuadra madrilene arriti të triumfojë me rezultatin 2-3.
AEK Athens surprizoi të gjithë kur kaloi në epërsi falë Koita, i cili realizoi një supergol nga distanca në minutën e 12-të.
Megjithatë, ishte Jude Bellingham që barazoi rezultatin me një gol të bukur me thembër pas asistimit të Cucurellas në minutën e 32-të.
Real Madridi kishte shumë mundësi shënimi për të përmbysur rezultatin, por nuk arritën ta konkretizojnë.
Kur askush nuk e priste, AEK Athens zhvilloi një tjetër sulm me Stavros Pilo, i cili shënoi nga afërsia pas asistimit të Koitas në minutën e 75-të.
Mirëpo, gëzimi i grekëve zgjati vetëm tre minuta.
Kylian Mbappe u gjend në vendin e duhur pas asistimit të Dumfries dhe barazoi rezultatin në minutën e 78-të.
Ndërsa, në stilin e tyre, Real Madridi shijoi fitoren në kohën shtesë.
Federico Valverde shënoi një supergol nga distanca për ta lënë portierin vendas në gjumë në minutën e 90+2-të.




