temp image 108 temp image 108 scaled

Muriqi: Fitorja ndaj Liverpoolit Tregon Madhështinë e Fenerbahce

- Advertisement -

Sulmuesi Vedat Muriqi shprehu se fitorja ndaj Liverpoolit dëshmon sa e madhe është Fenerbahce.

Skuadra turke arriti të përmbysë rezultatin nga 1-2 në 3-2, me Muriqin që shënoi golin e fitores vetëm disa minuta pasi zuri vendin e Romelu Lukakut.

Pas ndeshjes, Muriqi falënderoi tifozët dhe shpreson që ky triumf të shënojë një “pikë kthese” për ekipin. “Jam shumë i lumtur.

Ky gol është dhuratë për tifozët.

Po kalojmë disa kohë të vështira.

Iu treguam sa e madhe është Fenerbahce”, tha ai.

Ai vazhdoi të përshkruante ndeshjen duke thënë: “Të gjithë e ndjenë këtë, e nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë.

Kishim një goditje në shtyllë, pranuam një gol të pafat, por dolëm të suksesshëm, u rikthyem.

Kjo është madhështia e Fenerbahces.

Sinqerisht i falënderoj të gjithë.

Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese”.

Edhe pse Muriqi u inkuadrua vonë në lojë, ai arriti të marrë një notë prej 7.5 nga “Sofascore”, e cila ishte ndër më të lartat.

- Advertisement -