Como ka regjistruar një fitore të jashtëzakonshme në udhëtim te Lens, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane ishte e pamëshirshme, duke realizuar plot nëntë gola në këtë ndeshje.
Anastasios Douvikas i dha epërsinë Como-s pas vetëm shtatë minutash lojë, ndërsa pak më vonë ai përfitoi nga asistimi i Valle për të dyfishuar avantazhin (32’).
Goli i tretë erdhi nga Nico Paz, i cili shënoi një gol të bukur, duke lënë portierin të shtangur (40’).
Ritmi dominues vazhdoi edhe në 45 minutat e dytë, kur Lucas da Cunha shënoi golin e katërt pas një bashkëpunimi me Paz (47’).
Gjashtë minuta më vonë, Kempf realizoi golin e pestë pas një harkimi të Milla, ndërsa Douvikas kompletoi het-trikun e tij dy minuta më vonë (57’).
Mattia Liberali u kujdes për golin e shtatë (62’), ndërsa Lens shënoi golin e nderit falë Aguilar (65’).
Megjithatë, Baturina e dërgoi rezultatin në 1-8 katër minuta më vonë (69’).
Në fund, Matteo Papaccioli e vulosi ndeshjen me golin e tij të fundit (90+2’).




