Sulmuesi Vedat Muriqi ka kujtuar momentin kur 18 vite më parë ndodhej duke e shikuar derbin Fenerbahce – Chelsea në Kosovë, ndërsa tani ka shënuar për të festuar fitoren e parë të gjigantit turk në Ligën e Kampionëve.
Ylli nga Prizreni ishte heroi i Fenerit në fitoren e madhe 3-2 ndaj Liverpoolit, ku realizoi golin disa minuta pas inkuadrimit.
Pas ndeshjes, Muriqi për mediat shprehu emocionet e tij duke thënë se është e pabesueshme se pas 18 viteve arriti të shënojë golin e triumfit. “Më kujtohet kur e shikoja lojën Fenerbahce – Chelsea shumë mirë.
Po e shikoja me miqtë e mi në Kosovë, para se të bëhesha futbollist. Është e pabesueshme se ai fëmijë u rrit dhe shënoi golin e fitores për fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, 18 vite më vonë.” Muriqi gjithashtu theksoi se është jashtëzakonisht i lumtur me fitoren e arritur ndaj skuadrës angleze. “Të gjithë e ndjenë këtë, e nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë.
Kishim një goditje në shtyllë, pranuam një gol të pafat, por dolëm të suksesshëm, u rikthyem.
Kjo është madhështia e Fenerbahces.
Sinqerisht i falënderoj të gjithë.
Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese,” përfundoi Muriqi.




