Talenti i njohur Florent Hajdini ka bërë një zgjedhje të rëndësishme duke refuzuar ftesën e Austrisë U21 për të përfaqësuar Kosovën.
Hajdini, i cili aktualisht luan për skuadrën SKU Amstetten, ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Austria U21 për një turne ndërkombëtar që po afron.
Megjithatë, pas një bisedë të thellë me përzgjedhësin Hekuran Kryeziu, ai ka vendosur të përfaqësojë vendin e tij. “Kam pasur bisedë të gjatë me përzgjedhësin Hekuran Kryeziu dhe ai më ka zbuluar planin që ka me mua dhe sigurisht që me dëshirën më të madhe kam pranuar të luaj për Kosovën.
Gjithmonë ka qenë kjo dëshira ime”, shprehet Hajdini. “Ftesa në klub e Austrisë ka ardhur më herët se e Kosovës, por pas bisedës me trajnerin kam vendosur që ta përfaqësojë vendin tim.
Jam shumë i lumtur dhe krenar që do ta vesh fanellën e Kosovës.
Jam falënderues ndaj Austrisë për gjithçka, por zemra ime rreh për Kosovën”, tha ai.
Kështu, Kosova U21 po vazhdon të rrisë nivelin e saj, me qëllimin kryesor për t’u kualifikuar në një kompeticion madhor.




