Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.
Rama e përshkroi Ruttën si një njohës të thellë të Evropës, një vëzhgues të kujdesshëm të Ballkanit Perëndimor dhe një mbështetës të sinqertë të Shqipërisë. “Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkroi Rama në Facebook.
Në të njëjtën kohë, Sekretari Rutte gjithashtu ndau mendimet e tij në X për takimin me Ramën. “E prita me kënaqësi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në selinë e NATO-s sot.
Patëm një bisedë të mirë për investimet në mbrojtje, për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për mbështetjet e Aleatëve ndaj Ukrainës”, tha Rutte.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




