temp image 70 temp image 70

Identifikimi i të Zhdukurve: Një Moment i Rëndësishëm për Familjen Ademi

- Advertisement -

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, të cilat kanë çuar në identifikimin e Adem (Fazli) Ademit, Fatmir (Bajram) Fazliut dhe Ali (Islam) Halitit, pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Djali i Adem Ademit, Erblin Ademi, ka ndarë lajmin në Facebook, duke e përshkruar si një moment që familja e tyre e ka pritur me shumë shpresë.

Ai ka thënë: “Sot, nga institucionet tona, u informuam se nga laboratori në Hagë kanë ardhur rezultatet e analizave të ADN-së, përmes të cilave është bërë identifikimi i babait tonë, familjarit tonë të dashur, Dr.

Adem Ademi.

Ky lajm, pas gati tri dekadash pasigurie, pritjeje dhe kërkimi të së vërtetës, shënon një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për familjen tonë.

Ai përbën një hap drejt përmbylljës së një pritjeje të gjatë dhe mundësis që babit tonë ti japim lamtumirën dhe nderimin që meriton.” Ademi ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për secilin zyrtar, hetues, ekspert të mjekësisë ligjore dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite në zbardhjen e fatit të babait të tij.

Ai ka shtuar: “Dr.

Adem Ademi do të përcillet dhe do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon, për jetën që jetoi, përkushtimin e tij si mjek dhe kirurg, për jetët që shpëtoi dhe për kontributin që dha për njerëzit dhe shoqërinë.

Për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pames, do t’ju njoftojmë me kohë, në ditët në vijim, me informata të detajuara.

Ju falënderojmë nga zemra të gjithë ju që na keni qëndruar pranë, që keni shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjen tonë në këto ditë të rëndësishme dhe të vështira.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -