temp image 203 temp image 203

Darka e Lamës: Tradita që Bashkon Njerëzit dhe Tokën në Kosovë

- Advertisement -

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u mbajt festa tradicionale “Darka e Lamës”.

Në këtë rast, Presidentja Shiroka Pula, në një fjalë para të pranishmëve, theksoi se Darka e Lamës është një traditë që lidh tokën me njeriun, punën me mirënjohjen dhe shtëpinë me mikun.

Ajo vazhdoi duke thënë se në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë, duke shtuar se pas muajve të punës në ara, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se kjo traditë na kujton se bereqeti nuk është vetëm fryt i tokës dhe i mundit të bujkut, por është edhe solidariteti ndërmjet njerëzve dhe zemra e hapur e shtëpisë.

Sipas saj, në traditën shqiptare, shtëpia e të zotit është edhe shtëpia e mikut; prandaj, shtoi ajo, tryeza e shtruar është shprehje e mikpritjes, ndërsa buka e ndarë me të tjerët dëshmon respektin dhe besimin ndaj njeriut.

Kjo vlerë e ruhet pikërisht nga Darka e Lamës.

Presidentja Shiroka Pula përmendi se në vitin 2002, Presidenti Ibrahim Rugova e shndërroi këtë traditë në nivel institucional, duke shtuar se kjo festë është simbol i falënderimit për tokën e Kosovës dhe për njerëzit e saj.

Në fund, ajo bëri thirrje që të mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin për punën e njerëzve tanë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -