temp image 82 temp image 82

Vjosa Osmani në Diskutim për Rolin e Demokracisë në Botë

- Advertisement -

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një diskutim të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku u fokusua në rolin e demokracisë dhe sfidat e rendit të ri botëror.

Përmes një postimi, Osmani ndau mendimet e saj mbi rëndësinë e ruajtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit.

Ajo theksoi se këto parime duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha shtetet, pa dallime apo standarde të dyfishta. “Kosova përfaqëson një popull që e njeh nga afër rëndësinë dhe sakrificën për liri”, theksoi ajo, duke shtuar se sovraniteti, të drejtat dhe dinjiteti i një vendi nuk duhet të varen nga madhësia e tij.

Në këtë kontekst, Osmani theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jetë e pranishme në forumet dhe debatet ndërkombëtare, ku diskutohet mbi zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet demokracia në botë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -