temp image 84 temp image 84

Takimi i Kryetarëve të Komunave në Dukagjin për Menaxhimin e Mbeturinave

- Advertisement -

Kryetarët e komunave të rajonit të Dukagjinit u mblodhën në Junik për të diskutuar mbi progresin dhe sfidat në menaxhimin e integruar të mbeturinave në pesë komunat e këtij rajoni.

Në këtë takim morën pjesë dr.

Micong Klimes, zyrtar i Zyrës për Kosovën në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), si dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë, GIZ-it dhe KfW-së.

Diskutimet u përqendruan në vendosjen e prioritetëve për krijimin e një sistemi të përbashkët, më efikas dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave.

Me mbështetje nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ-it, pesë komunat kanë përgatitur një Plan Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave.

Ky plan ka për qëllim të krijojë një qasje të koordinuar mes komunave dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët.

Pas takimit, përfaqësuesit zhvilluan një vizitë në terren në lagjen “Agim Ramadani” në Junik, ku panë nga afër zbatimin e iniciativave të parashikuara në planin ndërkomunal.

Ky projekt ka si synim përfshirjen e më shumë familjeve në ndarjen e mbeturinave që në burim, duke inkurajuar përgjegjësinë qytetare dhe duke kontribuar në krijimin e lagjeve më të pastra dhe një mjedis më të qëndrueshëm.

Bashkëpunimi ndërmjet pesë komunave dhe institucioneve gjermane ka për qëllim që menaxhimi i mbeturinave të mos shihet vetëm si përgjegjësi individuale e secilës komunë, por si një sistem i përbashkët rajonal, me planifikim dhe koordinim më të mirë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -