Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përfundon me dy ndeshje që do të zhvillohen këtë të diel.
Malisheva do ta presë Feronikelin 74 në stadiumin “Liman Gegaj”, me ndeshjen që fillon nga ora 13:00.
Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave, i zhvilluar në stadionin “Rexhep Rexhepi”, ishte mbyllur me një fitore të qartë për malishevasit, me rezultatin 3-0.
Para këtij takimi, Malisheva është e para në Superligë me 26 pikë, ndërsa Feronikeli 74 renditet në vendin e shtatë me 11 pikë.
Ndërkohë, derbi i kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, ku Dukagjini do të presë Gjilanin nga ora 17:00.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, e luajtur në Gjilan, kishte përfunduar në barazim 2-2.
Gjilani hy në këtë përballje nga pozita e pestë me 18 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i gjashti me 17 pikë, duke e bërë këtë duel të rëndësishëm për të dyja skuadrat në garën për pozitat e larta të tabelës.
