Milani ka arritur një fitore të rëndësishme në derbin e qytetit ndaj Interit, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në një ndeshje të jashtëzakonshme, e vlefshme për javën e 10-të të Serie A.
Kjo fitore i siguron ‘Rossonerët’ tri pikë të çmuara në garën për kreun e tabelës.
Golat për Milanin i shënuan Christian Pulisic, Adrien Rabiot dhe Diego Moreira, ndërsa Alessandro Bastoni realizoi golin e vetëm për Interin.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje, sipas Sofascore, ishte Diego Moreira, i cili u vlerësua me notën 8.7 për shkak të eurogol-it dhe dy asistimeve për bashkëlojtarët.
Po ashtu, Milani shënoi edhe nota të larta për Mike Maignan me 8.1 dhe Christian Pulisic me 7.8.
Nga ana tjetër, te Interi, lojtarët më të dalluar ishin Manuel Akanji (7.6), Carlos Augusto (7.5) dhe Petar Sucic (7.3).
Dy lojtarët me notën më të ulët në këtë përballje ishin Josep Martinez dhe Nicolo Barella, të dy me 5.8.
