Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të pëlqyer nga klubi katalunas është përmendur edhe Willian Pacho i Paris Saint-Germainit.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, drejtuesit e Barcelonës po përgatiten për një lëvizje të mundshme për të tentuar transferimin e qendërmbrojtësit ekuadorian gjatë dimrit.
Megjithatë, ky operacion pritet të jetë mjaft i vështirë, duke pasur parasysh rëndësinë e futbollistit në skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique.
Barcelona ka nevojë për më shumë siguri në mbrojtje, pasi lëndimet dhe mungesat e futbollistëve si Jules Koundé dhe Eric García ia kanë vështirësuar punën trajnerit Hansi Flick.
Përballjet e fundit ndaj kundërshtarëve të nivelit të lartë kanë nxjerrë sërish në pah dobësitë e repartit defensiv katalunas.
Në këtë kontekst, Pacho shihet si një profil që mund t’i ofrojë Barcelonës stabilitet dhe cilësi në qendër të mbrojtjes.
Ekuadoriani iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2024, pasi u transferua nga Eintracht Frankfurti, dhe që atëherë është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën franceze.
