Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e premte) me ndeshjen e vetme të ditës, ku Ballkani e pret Drenicën në Suharekë.
Katër përballjet e tjera të javës zhvillohen të shtunën dhe të dielën, duke përfshirë disa duela interesante në program.
Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës nis me një përballje që pritet të sjellë rivalitet të fortë, pasi Ballkani dhe Drenica do të maten nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Skuadra vendase do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e fushës për të marrë pikët e plota, ndërsa Drenica udhëton në Suharekë me synimin për t’u befasuar dhe për të arritur një rezultat pozitiv në këtë udhëtim.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës, ndërsa xhiroja vazhdon të shtunën me dy përballje dhe të dielën gjithashtu me dy përballje.
Drita përball Vushtrrinë në Gjilan nga ora 13:00, ndërsa Llapi dhe Prishtina do të ndeshen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, gjithashtu nga ora 13:00.
