BallinaShowbizNetflix sjell adaptimin e ri të 'Pride and Prejudice', premierë më 3...

Netflix sjell adaptimin e ri të ‘Pride and Prejudice’, premierë më 3 dhjetor

- Advertisement -

Netflix ka publikuar një trailer për serialin e ri të kufizuar ‘Pride and Prejudice’, një adaptim të romanit të njohur të Jane Austen nga viti 1813.

Premiera e tij është caktuar për më 3 dhjetor.

Seriali ka gjashtë episode dhe përfshin Emma Corrin në rolin e Elizabeth Bennet dhe Jack Lowden si Z.

Darcy.

Ai ndjek historinë e njohur të dy personave që në fillim nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, por më vonë bien në dashuri në shoqërinë e Anglisë së shekullit të 19-të.

- Advertisement -

Skenari është shkruar nga autorja britanike Dolly Alderton, e njohur për librin ‘Gjithçka që di për dashurinë’.

Sipas Variety, ky është një adaptim besnik i romanit.

Regjia është në duar të Euros Lyn, i njohur për punën në serialin ‘Heartstopper’.

Olivia Colman interpreton Znj.

Bennet, ndërsa Rufus Sewell luan Z.

Bennet.

Freya Mavor është Jane Bennet, Jamie Demetriou është Z.

Collins, Daryl McCormack është Z.

Bingley dhe Louis Partridge është Z.

Wickham.

Rhea Norwood luan Lydian Bennet, Siena Kelly është Caroline Bingley dhe Fiona Shaw interpreton Lady Catherine de Bourgh.

Hopey Parish dhe Hollie Avery debutojnë si Mary dhe Kitty Bennet.

Në serial luajnë gjithashtu Anjana Vasan, Sebastian Armesto, Rosie Cavaliero, Saffron Coomber, James Dryden, Justin Edwards, James Northcote, Eloise Webb dhe Isabella Sermon.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments