Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka theksuar se kjo parti kërkon që të gjithë ata që nuk kanë marrë masa për ta parandaluar vrasjen e Arlinda Zekajt të dënohen.
Abrashi shprehu mbështetje për protestën, duke e cilësuar reagimin qytetar, qoftë aktiv apo në heshtje, si një të drejtë të domosdoshme. “KGJK-ja dhe KPK-ja duhet të reagojnë, nuk mjafton masa disiplinore.
Ne përkrahim protestën.
Revoltat e atyre që protestojnë aktivisht, dhe në heshtje, janë të drejta të domosdoshme dhe udhërrëfyese.
Të mos heshtim, të dashur kolegë, të mos dorëzohemi, të luftojmë derisa të ndryshojë kjo gjendje.
E kemi secili për detyrë”, tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
