Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar se vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj, paraqet një thirrje urgjente për reflektim dhe llogaridhënie institucionale.
Spanca shprehu se kjo ngjarje e rëndë rikthen vëmendjen tek gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), lidhur me efektivitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke përfshirë periudhën 2020-2022. “Raporti evidentoi mangësi në koordinimin ndërinstitucional, hetimin, monitorimin e urdhrave mbrojtës, përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, regjistrimin e rasteve dhe mbështetjen sociale e ekonomike.
Po ashtu, u evidentuan vonesa në trajtimin gjyqësor dhe mungesë programesh për trajtimin e kryerësve të dhunës.
Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale, por ato lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e sistemit për identifikimin e rreziqeve, reagimin në kohë dhe mbrojtjen e personave që kërkojnë ndihmë”, ka shkruar Spanca.
Ajo theksoi se rekomandimet e ZKA-së duhet të zbatohen me urgjencë, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë. “Prandaj, rekomandimet duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi dhe transparencë, përmes: Vlerësimit sistematik dhe profesional të rrezikut në çdo rast të raportuar; Koordinimit efektiv ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Qendrave për Punë Sociale; Monitorimit të vazhdueshëm të urdhrave mbrojtës dhe reagimit të menjëhershëm ndaj shkeljeve ose rritjes së rrezikut; Trajtimit me prioritet të rasteve dhe shmangies së vonesave që mund të cenojnë sigurinë e viktimave; dhe Mbështetjes së vazhdueshme për viktimat, përfshirë strehimin, përkrahjen sociale e ekonomike dhe shërbimet e specializuara. Çdo raportim për dhunë duhet të merret seriozisht, çdo paralajmërim për rrezik duhet të vlerësohet dhe çdo masë mbrojtëse duhet të zbatohet e monitorohet”, ka shkruar Spanca.
Reagimi i plotë i Spancës, pa ndërhyrje: Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt në Pejë, pas raportimeve për dhunë në familje dhe kërkimit të mbrojtjes nga institucionet, është një humbje e rëndë njerëzore dhe një thirrje urgjente për reflektim e llogaridhënie institucionale.
Kjo ngjarje e rëndë i rikthen në vëmendje gjetjet e raportit të auditimit të performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit, “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje”, për periudhën 2020–2022.
Raporti evidentoi mangësi në koordinimin ndërinstitucional, hetimin, monitorimin e urdhrave mbrojtës, përfshirjen e mbrojtësve të viktimave, regjistrimin e rasteve dhe mbështetjen sociale e ekonomike.
Po ashtu, u evidentuan vonesa në trajtimin gjyqësor dhe mungesë programesh për trajtimin e kryerësve të dhunës.
Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale, por ato lidhen drejtpërdrejt me aftësinë e sistemit për identifikimin e rreziqeve, reagimin në kohë dhe mbrojtjen e personave që kërkojnë ndihmë.
Prandaj, rekomandimet duhet të zbatohen me urgjencë, përgjegjësi dhe transparencë, përmes: Vlerësimit sistematik dhe profesional të rrezikut në çdo rast të raportuar; Koordinimit efektiv ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Gjykatave, Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe Qendrave për Punë Sociale; Monitorimit të vazhdueshëm të urdhrave mbrojtës dhe reagimit të menjëhershëm ndaj shkeljeve ose rritjes së rrezikut; Trajtimit me prioritet të rasteve dhe shmangies së vonesave që mund të cenojnë sigurinë e viktimave; dhe Mbështetjes së vazhdueshme për viktimat, përfshirë strehimin, përkrahjen sociale e ekonomike dhe shërbimet e specializuara. Çdo raportim për dhunë duhet të merret seriozisht, çdo paralajmërim për rrezik duhet të vlerësohet dhe çdo masë mbrojtëse duhet të zbatohet e monitorohet.
Raporti i Zyra Kombëtare e Auditimit/National Audit Office.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
