BallinaPolitikProtestuesi Erjon Vishkulli Reagon Pas Plagosjes në Protestë

Protestuesi Erjon Vishkulli Reagon Pas Plagosjes në Protestë

- Advertisement -

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës së tri ditëve më parë, ka reaguar para operacionit që do t’i kryhet në Itali.

Në një postim në rrjetet sociale, Vishkulli shkruan: “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, ndërsa me duar bënte shqiponjën dykrenore.

Në një reagim për Top Channel, ai thotë se doktorët i kanë dhënë shumë shpresa se operacioni do të shkojë me sukses.

Ndërkohë, dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos 28-vjeçari.

Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, mes tyre edhe ajo e 28-vjeçarit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments