Në varrimin e Arlinda Zekajt, e cila e humbi jetën për shkak të veprës së kunatit të saj, Hoxha bëri një lutje të fuqishme për popullin e Kosovës.
Ai kërkoi me ngulm drejtësi dhe theksoi se këto raste tragjike nuk duhet të përsëriten, duke e quajtur vrasjen e një njeriu si një akt të ligësisë dhe marrëzisë. “Arlinda lypi mbrojtje, s’pat mbrojtje.
Drejtësia ta qet fjalën e vet.
E kam një lutje, lutje te Zoti, lutje te popullit: BOLL MA.
Nuk vrahet njeri.
Moti pleqtë tonë na kanë thanë, është ligësi e marrëzi.
I lutem Zotit që ky rast të jetë i fundit.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
