Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke theksuar se pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ajo duhet të marrë së paku përgjegjësi morale.
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Tahiri është shprehur se përgjegjësia penale u takon institucioneve kompetente, por ai e konsideron të nevojshme që ministrja të reflektojë përmes dorëheqjes.
Ai ka theksuar se është e domosdoshme veprimi dhe përgjegjësia institucionale, duke shtuar se diskutimet dhe deklaratat nuk janë të mjaftueshme përballë rasteve të tilla. “Sot kërkohet përgjegjësi, institucionale penale dhe morale, ku vendi i Republikës së Kosovës nuk mund ta vë dikë para përgjegjësisë penale, sepse janë institucionet përgjegjëse kompetente.
Por po, përgjegjësi morale.
Edhe zyrtarët e kabinetit qeveritar, përkatësisht konkretisht zonja Gërvalla, sot minimumi i minimumit do të duhej që të mbajë përgjegjësi morale.
Minimumi i minimumit.
Si reflektim i përgjegjësisë, i ndjeshmërisë të kësaj qeverie, zonja Gërvalla sot është dashur me dhënë dorëheqje.
Nuk është seminare, po e përsëris, nuk është diskutimi me moralizu, për uljen e gruas në shoqëri sot.
Sot duhet me dhënë përgjegjësi, sot duhet me vepru.
Sot duhet me u ndez turpnum, secili prej neve.
Sot duhet me hesht.
Sot duhet me reflektu,” tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
