Detaje Prekëse nga Jeta e Diogo Jotas – Tragjedia e Një Aksidenti
Bashkëshortja e Diogo Jotas, Rute Cardoso, ka ndarë disa detaje prekëse nga nata tragjike kur futbollisti portugez humbi jetën në një aksident automobilistik, së bashku me vëllanë e tij më të vogël, Andre Silva.
Në librin “Diogo Jota: Forever in Our Hearts”, Rute ka rrëfyer mesazhet e fundit që shkëmbeu me bashkëshortin dhe momentet e rënda kur kuptoi se ai nuk do të kthehej më në shtëpi.
Jota, i cili ishte vetëm 28 vjeç, humbi jetën vetëm 11 ditë pas martesës me Ruten, dashurinë e tij që nga fëmijëria.
Ai dhe vëllai po udhëtonin drejt Santanderit, në Spanjë, ku futbollisti duhej të kthente makinën e marrë me qira, për të vazhduar më pas me traget drejt Britanisë së Madhe dhe për t’iu bashkuar përgatitjeve të Liverpoolit.
Mjekët i kishin këshilluar të mos udhëtonte me aeroplan pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Rute tregoi se, pak minuta pas nisjes së vëllezërve, i kishte dërguar Diogos një mesazh për t’i uruar rrugë të mbarë.
Ai iu përgjigj me një ’emoji’, ndërsa ajo i shkroi: “Ki kujdes në rrugë”.
Këto fjalë morën një domethënie të dhimbshme pas aksidentit që i mori jetën futbollistit dhe vëllait të tij.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

