Showbiz

Princi Harry Rrëfen Pendimin për Bisedën e Fundit me Princeshën Diana

Princi Harry ka ndarë një nga pendesat më të mëdha të jetës së tij, e cila lidhet me bisedën e fundit telefonike që pati me nënën e tij, princeshën Diana, vetëm disa orë para vdekjes së saj tragjike në vitin 1997.

Në një intervistë për revistën “GQ”, Harry kujtoi se atëherë ishte vetëm 12 vjeç dhe dëshironin të kthehej të luante me kushërinjtë, pa e ditur se do të ishte biseda e fundit me të ëmën. “Po ta dija se ishte biseda e fundit me të, sa ndryshe do të kishte qenë.

Dhe unë jam ai që duhet të jetojë me këtë,” tha ai.


- Advertisement -

Princesha Diana kishte telefonuar Harryt dhe vëllait të tij, princit William, nga Parisi, disa orë para se të humbiste jetën në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997, në moshën 36-vjeçare.

Në atë kohë, dy djemtë ndodheshin me babanë e tyre në kështjellën Balmoral, në Skoci.

Harry ka treguar më parë se nuk i kujtohet saktësisht çfarë i kishte thënë nënës gjatë asaj bisede, por do të pendohet për gjithë jetën për faktin që ajo ishte kaq e shkurtër.

Në intervistën e fundit, ai zbuloi gjithashtu se pas vdekjes së Dianës kishte ndjekur terapi për vite me radhë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -