Reagimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës pas Ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë dhënë një deklaratë pas ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, të cilat janë miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i DHSK-së, Michael Doyle, është shprehur se institucioni nuk ka pasur asnjë konsultim lidhur me këto ndryshime, dhe për momentin nuk ofron ndonjë koment tjetër. “Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar.
Për momentin nuk kemi ndonjë koment.
Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave,” ka thënë Doyle.
Reagimi i tij vjen pas miratimit të ndryshimeve në Kuvend lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara.
Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për këto zhvillime, duke theksuar se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

