BlogPolitik

Thirrje për Protesta Paqësore në Mbrojtje të Vlerave të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, u ka bërë thirrje qytetarëve që protestat në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i zhvillojnë në mënyrë paqësore dhe me respekt për Policinë e Kosovës.

Në një komunikatë për media, Hykolli ka theksuar se e drejta për protestë dhe ruajtja e sigurisë publike duhet të ushtrohen në respekt të ndërsjellë. “Liria e Kosovës u arrit me luftën e UÇK-së, me sakrificën e popullit dhe me mbështetjen e aleatëve tanë,” ka thënë ai.

Hykolli ka theksuar se mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare duhet të shoqërohet me respektimin e institucioneve, dinjitetit të qytetarëve dhe sigurisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. “Policja dhe polici i Kosovës janë vajzat dhe djemtë tanë, janë aty për ne dhe për vendin.


- Advertisement -

Kur mbrojnë institucionet në përmbushje të detyrës ligjore, ata dhe ato mbrojnë edhe të arriturat e lirisë dhe amanetin e atyre që dhanë jetën për të,” ka theksuar Hykolli.

Ai u ka bërë thirrje protestuesve që të mos i provokojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe t’i lejojnë ata ta kryejnë detyrën me dinjitet.

Sipas BSPK-së, çdo veprim dhune, kërcënimi apo dëmtimi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është i papranueshëm dhe nuk do të përkrahet nga sindikata.

Hykolli ka theksuar se përgjegjësia e organizatorëve dhe pjesëmarrësve është që protestat t’i mbajnë paqësore dhe kërkesat e tyre të qarta, duke vlerësuar se respektimi i shtetit të Kosovës i jep forcë politike dhe besueshmëri publike mbrojtjes së vlerave të UÇK-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *