BlogPolitik

Njoftim për Ndërprerje të Furnizimit me Ujë në disa Rrugë

KRU “Bifurkacioni” njofton se më 6 tetor 2026, të martën, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugët “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Anamorava”.

Ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të jetë si rezultat i punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

Punimet do të zhvillohen gjatë ditës edhe në fshatin Papaz.


- Advertisement -

Sipas informacioneve nga KRU “Bifurkacioni”, furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve të prekura pritet të rikthehet nga ora 16:00.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë realizimit të këtyre punimeve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *