BlogPolitik

Donika Gërvalla: Reforma për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Një Hap i Rëndësishëm për Sundimin e Ligjit

Zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk ishte e pranishme në pjesën e parë të seancës së Kuvendit, kur u miratua projektligji për ndryshimet për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ajo erdhi gjatë pjesës së dytë të seancës, por sapo mori fjalën, deputetët e PDK-së, në shenjë kundërshtimi, lëshuan sallën.

Megjithatë, Gërvalla nuk foli për Ligjin e Speciales, por për projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.


- Advertisement -

Gërvalla e quajti këtë projektligj si një ndër reformat më të mëdha për sundimin e ligjit në vend, prandaj ftoi deputetët që të votojnë pro kësaj iniciative.

Pas kësaj, me 81 vota për, Kuvendi miratoi në parim këtë projektligj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *