Zëvendëskryeministrja e parë e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk ishte e pranishme në pjesën e parë të seancës së Kuvendit, kur u miratua projektligji për ndryshimet për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ajo erdhi gjatë pjesës së dytë të seancës, por sapo mori fjalën, deputetët e PDK-së, në shenjë kundërshtimi, lëshuan sallën.
Megjithatë, Gërvalla nuk foli për Ligjin e Speciales, por për projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Gërvalla e quajti këtë projektligj si një ndër reformat më të mëdha për sundimin e ligjit në vend, prandaj ftoi deputetët që të votojnë pro kësaj iniciative.
Pas kësaj, me 81 vota për, Kuvendi miratoi në parim këtë projektligj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
