Çitaku i bën thirrje Kurtit për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë apel kryeministrit Albin Kurti që të kthehet në seancë të Kuvendit për të votuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë.
Ajo ka shprehur këtë mesazh përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky veprim nuk duhet të bëhet për PDK-në, por për UÇK-në, historinë dhe të ardhmen e vendit. “E kemi detyrë politike, qytetare e kombëtare.
Qytetarët po presin nga ne vepra, jo fjalë,” ka theksuar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

