BlogPolitik

Protesta ‘Jo në emrin tim’ vazhdon përpara Kuvendit të Kosovës

Çlirim Haziri, organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, ka theksuar se protestat para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë edhe pas kalimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të parë. “Nuk zmbrapsemi.

Leximi i parë kaloi, por ne do të qëndrojmë këtu deri sa të kalojë edhe leximi i dytë.

Kërkesa jonë është miratimi i ligjit deri në fund”, u shpreh Haziri.


- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës miratoi sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër.

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” vazhdojnë qëndresën e tyre para Kuvendit, duke shënuar ditën e 20-të të protestës, me kërkesën që procedura të vazhdojë deri në votimin përfundimtar të ligjit. “Nuk largohemi.

Presim votimin në lexim të dytë”, tha Haziri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *