BlogPolitik

PDK Reagon ndaj Mosprocedimit të Projektligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, njoftoi në Klan Kosova se Qeveria e Kosovës ka proceduar sot në Kuvend 11 projektligje, por mes tyre nuk figuron Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një reagim të menjëhershëm ndaj këtij veprimi të ekzekutivit, Deliu-Kodra bëri të ditur se Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë një mbledhje urgjente nesër në orët e para të mëngjesit. “Pas kësaj informate që kemi marrë, Partia Demokratike e Kosovës do të mblidhet nesër në mëngjes, do të ketë mbledhje në orët e hershme të mëngjesit. Është po e them, është e paprecedentë, është – e para është fyerje me nevojën emergjente që sot e ka Kosova, është shpërfillje ndaj situatës politike që e kemi, është shpërfillje ndaj mijëra protestuesve të cilët protestojnë tash e 14 net në kryeqytetin e Kosovës,” tha Deliu-Kodra.

Ajo sqaroi se njoftimi zyrtar në postën elektronike të deputetëve ka mbërritur pas orës 15:00, duke shkaktuar habi dhe dyshime brenda grupit parlamentar.


- Advertisement -

Deliu-Kodra theksoi gjithashtu se iniciativa ligjore e PDK-së është dërguar zyrtarisht nga Kuvendi në Qeveri që nga data 23, duke e vënë në pah se Ministria e Drejtësisë ka pasur të gjithë hapësirën e nevojshme për ta proceduar me urgjencë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *