Kuvendi Komunal i Prishtinës Miraton Themelimin e Ndërmarrjes Publike ‘Pastrimi Prishtina’
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar me 34 vota propozimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike ‘Pastrimi Prishtina’.
Kundër këtij propozimi doli Lëvizja Vetëvendosje, ku shefi i këtij grupi të Asamblistëve, Gëzim Sveçla, theksoi se krijimi i një ndërmarrje publike të re do të dëmtojë atë që ka ekzistuar deri më tani.
Ndërkohë, Leotrim Retkoceri e vlerësoi themelimin e kësaj kompanie si jetik për zhvillimin e kryeqytetit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

