BlogPolitik

Lyrical Son në Protestën ‘Jo në emrin tim’ në Prishtinë

Artisti i njohur Lyrical Son do të jetë sonte mysafir në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet për të nëntën natë me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas programit të publikuar nga organizatorët, Lyrical Son do t’u drejtohet qytetarëve të mbledhur në shesh.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00.


- Advertisement -

Përveç tij, sonte do të flasin edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, nxënësja Lisa Balaj, gazetari Lorik Kajtazi, veterani i luftës çlirimtare Arsim Hamiti dhe aktivisti Milot Krasniqi.

Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon si shprehje e kundërshtimit ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe e solidaritetit me ta.

Nata e nëntë e protestës mbahet sonte, më 24 shtator, në orën 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *