BlogShowbiz

Cllevio shqetëson ndjekësit me foto nga spitali

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, ka shqetësuar ndjekësit e tij pas një fotografie të fundit të publikuar në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, reperi kishte paralajmëruar se do të largohej nga rrjetet sociale dhe se do të distancohej nga jeta publike, duke shprehur se nuk dëshironte të kishte njerëz pranë vetes.

Ndërkohë, në një faqe të menaxhuar nga fansat e tij është publikuar një fotografi ku Cllevio shihet në ambientet e një spitali.


- Advertisement -

Akoma nuk dihet se për çfarë problemi shëndetësor po trajtohet reperi apo nëse fotografia është e ditëve të fundit.

Postimi ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe i kanë uruar Cllevios shërim të shpejtë.

Deri tani, vetë reperi nuk ka dhënë një reagim lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *