Orlando Bloom dhe skena e diskutueshme në ‘Bucking Fastard’: Reagimet e publikut
Aktori britanik Orlando Bloom, së bashku me kolegët e tij Rooney dhe Kate Mara, shkaktuan një stuhi reagimesh nga publiku për shkak të skenës së tyre të seksit në filmin e Werner Herzog, “Bucking Fastard”.
Shumë e konsiderojnë të neveritshme që ai filmoi skena eksplicite me binjakët. “Kjo është kaq e çuditshme”, “Çfarë dreqin po ndodh?
Pse motrat Mara pranuan këtë?”, “Jam e shokuar që e bënë këtë.
Thjesht e çuditshme”, janë disa nga komentet në Reddit.
Megjithatë, kishte edhe ata që nuk panë asgjë të papërshtatshme në këtë situatë. “Bëhet fjalë për aktrim.
Janë të gjithë të rritur”, “Tingëllon e çuditshme, por është e bazuar në një histori të vërtetë.
Pra, mendoj se ka ndodhur vërtet”, shkruajnë përdoruesit e rrjetit social të lartpërmendur.
Orlando Bloom foli për skenat e tij seksuale me Rooney dhe Kate Mara në Festivalin e Filmit në San Sebastian fundjavën e kaluar. “Ka një thjeshtësi të tillë tek personazhet dhe dëshirat e tyre mishore, por edhe një pafajësi tek motrat”, tha ai, sipas Variety.
Ai theksoi se ai dhe motrat Mara krijuan “një moment shumë të ndershëm”.
Regjisori Werner Herzog gjithashtu reflektoi mbi skenën, duke shpjeguar se ka momente kur një regjisor “duhet të bëjë një hap prapa”. “Je shtrirë në shtrat dhe ke dy gra në krahë.
Nuk mund të të jap udhëzime se si ta përballosh këtë”, tregoi Herzog për Bloom-in.
Ai e përshkroi momentin si të bukur, duke shtuar se skena kishte “shumë bukuri dhe thellësi”. “Bucking Fastard” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 shtator, ndërsa ende nuk dihet se kur do të dalë në kinema.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

